VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se nuk po bën asgjë për tu përballur me, siç thonë, situatën e jashtëzakonshme me ndotjen e ajrit. Deputetja Velika Stojkova Serafimovska në konferencë për mediat ka deklaruar se niveli i ajrit të ndotur për momentin tejkalon të gjitha masat për një mjedis të shëndetshëm. Ajo ka shtuar se Qeveria e SDSM-së erdhi në pushtet duke premtuar ajër të pastër për 50% në Shkup dhe 30% në qytetet tjera të Maqedonisë, por nuk e ka mbajtur asnjë premtim.
“Masa e parë e planit për ajër të pastër sipas premtimit të LSD-së ishte Konvikti Studentor ‘Kuzman Josifovski Pitu’ në Shkup, e cili nga nafta duhej të kaloj në sistem të ngrohjes me gaz natyror. Ky premtim ishte edhe për spitalin në ‘Kozle’, si dhe shtëpinë e geriatrisë në Gjorçe Petrov, por asgjë nga kjo. Deri më tani, nga ky Plan i premtuar, asnjë masë nuk është zbatuar dhe ministrja ende premton se do të fillojë me këtë projekt dhe realizimin e tij në vitin 2024!? Para së gjithash, duhet theksuar se i ashtuquajturi dokument ‘Plani i Ajrit të Pastër’ është vetëm një broshurë dëshirash, idesh se çfarë do të donim të shihnim të ndodhte, por në asnjë mënyrë ky dokument nuk mund të quhet PLAN” – tha Velika Stojkova Serafimovska, VMRO-DPMNE. /KlanMacedonia/