VMRO-DPMNE: Kovaçevski i ka ikur shërbimit ushtarak duke u paraqitur si i paaftë

‘KOVAÇEVSKI TË PËRGJIGJET MBRENDA 24 ORËVE NËSE ËSHTË I PA AFTË APO KA GËNJYER’

Të dielën, që në mëngjes, opozita drejtoi pyetje të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Kovaçevski.

“I bëjmë thirrje dezertorit Kovaçevski në afat prej 24 orëve të tregojë se a është e vërtetë se ka ikur dhe se është i paaftë, apo ka gënjyer para institucioneve dhe mjekëve” – deklaroi Dragan Kovaçki i VMRO-DPMNE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deputeti i VMRO DPMNE-së, Dragan Kovaçki pohon se Kryeministri Kovaçevski i ka ikur shërbimit ushtarak, duke gënjyer se është i paaftë.

“Sipas informatave që erdhën deri tek ne, Kryeministri Kovaçevski qëllimisht i ka ikur shërbimit ushtarak pikërisht në periudhën e konfliktit ushtarak të 2001-shës. Gjegjësisht, nuk është përgjigjur në thirrjen e mëmëdheut të vet kur mëmëdheut më së shumti i është dashur dhe e ka thirurr. Arsyeja se përse ka dezertuar është sepse ka deklaruar se është i paaftë” – deklaroi Kovaçki.

Opozita i dha afat LSDM-së që mbrenda 24 orëve përgjigjet nëse me të vërtet Kovaçevski është i paaftë apo ka gënjyer institucionet dhe mjekët. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share