VMRO-DPMNE: Korridori 8 dhe 10D, bazë për ndjekje penale për Kovaçevskin dhe Grubin

Fakti që Gjykata Kushtetuese shfuqizoi më parë dispozitën që parashikonte 60 orë punë në javë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d dhe tani një mundësi të tillë e jep edhe marrëveshja me kontraktorin “Bechtel dhe Enka”, sipas VMRO-DPMNE-së, është bazë për ndjekje penale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zv. kryeministrit Artan Grubi.

Grubi dhe Kovaçevski, thonë nga partia opozitare, e fshehin marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve, sepse do të tregojë gjithë papërgjegjshmërinë e tyre si pushtet ndaj parave të popullit.

“Kjo dyshe kriminale ka pranuar një marrëveshje të bazuar në ligje inekzistente dhe ka pranuar obligime që do t’i ndryshojë ato ligje dhe nëse kjo nuk ndodh brenda një afati të caktuar, atëherë menjëherë do të paguhen 53 milionë euro mjete buxhetore si kosto shtesë, që Qeveria do ta thoshte si një formë e lehtë dënimi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share