VMRo-DPMNE: Komisioni anketues për “Onkologjinë” ta vazhdojë punën!

Joveski: Komisioni cënon procedurën parahetimore të prokurorisë

Komisioni anketues në Kuvend duhet ta vazhdojë punën dhe të zgjerohen hetimet – kërkojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas tyre, dokumentet tek të cilët arriti kjo parti, tregojnë se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka porositur dhe ka përgatitur raportin, ku shihet qartë skandali në Onkologji – përfitime në kurriz të pacientëve dhe se trajtimi joadekuat vazhdon edhe sot e kësaj dite.

“Ilaçet në vend se tek të sëmurët, kanë përfunduar jashtë vendit. Pacientët që kanë marrë ilaçin, në vend se t`u aplikohet në spital, është nxjerrë jashtë vendit. Skandali në Onkologji jo vetëm që duhet të zbardhet, por duhet të ndalen keqpërdorimet. Përgjegjësi patjetër të ketë”, thonë nga VMRO.

Puna e Komisionit Anketues që ishte formuar në Kuvend për ngjarjet në Klinikën për Onkologji, sipas Prokurorit Shtetëror, Lubomir Joveskit, është jashtë kompetencave të trupave parlamentare. Sipas tij, Komisioni do ta cënojë procedurën parahetimore që e ka hapur Prokuroria. Pohimet e këtilla, Joveski I tha para deputetëve në Komisionin Anketues, ku gjatë të premtes ishte ftuar si dëshmitarë.

Ndryshe, gjatë së premtes, përfundoi vazhdimi i fundit I seancës së Komisionit Anketues ku ishin ftuar dëshmitarë edhe ekspertë.

Kryetarja e Komisionit, Rashela Mizrahi, paralajmëroi se ky trup kuvendor do të vazhdojë me shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve që lidhen me këtë skandal. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share