“BDI të përgjigjet për origjinën e parave të nipit të Ahmetit”
Nga VMRO – DPMNE-ja opozitare kanë reaguar ndaj konferencës së LSDM-së, ku u bën thirrje që të vazhdojnë dialogun për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.
Partia opozitare ka përsëritur se, qëndrimi i tyre është se, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar, siç shprehen ata. Po ashtu, i kanë bërë thirrje LSDM që të përgjigjet se, cilin nga dy propozimet e VMRO – DPMNE-së e pranon.
“Lidhja Social Demokrate ende taktizon, sepse nuk duan ta lënë Ali Ahmetin dhe BDI-në në opozitë. LSD dhe Kovaçevski nuk duan t’i mbrojnë interesat nacionale të shtetit dhe të sigurojnë integrim të sigurt dhe të shpejtë në BE. Kovaçevski i interesojnë vetëm marrëveshjet e biznesit, tenderët milionëshe dhe vjedhja e qytetarëve”, thanë nga VMRO-DPMNE.
Ndërkaq, sic njofton KlanM, nëpërmjet një konference për media, nga VMRO – DPMNE po ashtu kanë kërkuar BDI të përgjigjen për prejardhjen pasurisë së nipit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Top Industris është kompani e themeluar para dy viteve, nga ana e Drin Ahmetit – djalit të vëllaut të Ali Ahmetit. E njëjta dy vite nuk ka paraqitur fitim, do të thotë pa shërbim të realizuar, blen objekt luksoz afarist në qendrën e Shkupit. Të kujt janë paratë që janë lëshuar në kompaninë e të riut Ahmeti, bëhet fjalë për kesh të dyshimtë të mbledhur nga tenderët apo për ndonjë shpërblim për marrëveshje të realizuar biznesi”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE gjatë press-konferencës së të shtunës, sic njofton KlanM, i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që të reagojë pas pretendimeve se Agjenica Operativo-Teknike OTA është furnizuar me pajisje për përgjime masive, sic thonë nga opozita, pa pëlqim të MPB-së dhe se me këtë pajisje mund të përgjohen 2 milion banorët e Maqedonisë. /KlanMacedonia