VMRO-DPMNE: Jo kushtetues vendimi i Gjykatës së Kumanovës

KOSTOVSKI: ÇDOKUSH QË NUK ËSHTË I KËNAQUR ME VENDIMIN E GJYKATËS, MUND TA APELOJË ATË

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Brane Petrushevski e ka quajtur jokushtetues dhe jo ligjore vendimin e Gjykatës Themelore Kumanovë kundër tij, me të cilin deputeti dënohet për shpifje dhe fyerje dhe duhet t’i paguajë dëmshpërblim material, për “shpifjet dhe fyerjet” e bëra ndaj deputetit të LSDM-së, Martin Kostovski, gjatë një fjalimi të mbajtur në Kuvend, përcjell KlanM.

Petrushevski thotë se, vendimi është po ashtu në kundërshtim me shumicën e konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga ana e Maqedonisë së Veriut.

“Është joligjore për më së paku dy arsye, fillimisht shkelet neni 16 nga ligji për deputetë, ku është theksuar qartë se, deputeti nuk mund të thirret në përgjegjësi penale për një qëndrim të bërë në foltoren e Kuvendit dhe në trupat punues të Kuvendit. Megjithatë, është joligjore edhe në bazë të ligjit për përgjegjësi civili për shpifje dhe ofendim, ku në nenin 7 janë theksuar përjashtimet për këtë përgjegjësi, ndërsa njëra ndër përjashtimet është kur ajo shpifje apo ofendim eventual është bërë në Kuvend”, tha Brane Petrushevski.

Ndërkohë, deputeti i LSDM-së, Kostovski tha se, nuk komenton vendim të gjykatave, por theksoi se,  Maqedonia i mundëson çdokujt që nuk është i kënaqur me vendimin e shkallës së parë të gjykatave, të ankohet në instanca më të larta me qëllim që të dëshmohet e vërteta.

“Deputeti ka imunitet deputetësh, megjithatë nëse dëshmohet se ka pasur ndonjë qëllim të përçmohet, lëndohet kolegu i tij, do të mbahet përgjegjësi. Dua që emri dhe mbiemri ime, qenia ime dhe roli im si deputet qe vjen nga LSDM, të mbetet e pastër para opinionit të Maqedonisë, nuk dua që njerëzit të kenë perceptim për mua, në bazë të gjithë atyre gjërave jo të mirë të thëna nga ana e tij. Kështu që, ai vendim është thënë, ka hapësirë për apel, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Martin Kostovski.

Gjykata Themelore në Kumanovë, sjelli vendim me të cilin Petrushevski duhet të mbajë përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje pasi që nga foltorja e Kuvendit akuzoi Kostovskin se, ka marrë pasaportë kanadeze që të shpëtojë nga burgu, se që të votojë për propozimin francez, ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka punësuar bashkëshorten e tij në MPJ. Ai po ashtu ka akuzuar Kostovski se, ka marrë para që të punësojë persona në administratën e qytetit dhe se ministri i Brendshëm e ka shpëtuar pasi me 1,47 promil alkool në gjak, ka sulmuar dy bashkëqytetar të tij./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share