VMRO-DPMNE: Humbën zgjedhjet lokale – punësohen në MPB

KOVAÇKI: ISH-KRYEBASHKIAKË ANGAZHOHEN NË POLICI

VMRO-DPMNE-ja ka shfaqur dyshime për parlajmërimet e 600 punësimeve në Ministrinë e Brendshme dhe ka drejtuar akuza ndaj LSDM-së dhe Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, se pa një kualifikim paraprak, një pjesë të madhe të ish-Kryetarëve të Komunave, që kishin humbur zgjedhjet e fundit lokale, janë punësuar në MPB.

“Pas humbjes së zgjedhjeve, në MPB janë punësuar, ish-Kryebashkiakët Boris Georgievski nga Gazibaba, Sasho Jankovski – Vevçanë, Bllagoj Iliev – Konçe, Goran Krstev – Çeshinovë Obleshevë, të gjithë Kryebashkiakë të LSDM-së, që humbën betejën për mandatin e dytë. Gjithashtu, Dragi Trençovski – Pehçevë dhe Adnan Xhaferoski, kandidatë të LSDM-së që humbën zgjedhjet lokale, janë pjesë e atyre me të cilët bëhet partizimi brutal I policisë”, deklaroi Dragan Kovaçki-deputet i VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE-ja, siç përcjell KlanM, përmend edhe një listë tjetër të të punësuarve në Byronë për Siguri Publike dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare duke mos anashkaluar edhe Ministret aktuale Slavjanka Petrovska dhe Slavica Grkovska, që sic thonë nga opozita, pasi deri dje kishin qenë të punësuar në MPB, është e qartë se kjo Ministri shërben për akomodimin e anëtarëve partiak në pozita të larta pa një kualifikim adekuat.

VMRO-DPMNE-ja thotë se me këtë shkelen të gjitha rregullat, ligjet dhe rekomandimet ndërkombëtare dhe janë në kundërshtim me rekomandimet e GREKO-s. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share