VMRO-DPMNE: Hakerët zhvasin shtetin, kaos në shëndetësi

Një kaos i plotë po ndodh në shëndetësi, njerëzit po vdesin duke pritur ilaçe, ministrat po ndërrohen si çorape, nuk ka rrogë për punonjësit e shëndetësisë dhe e fundit është se hakerët zhvatin shtetin dhe kërkojnë shpërblim – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, përcjell Klan Maqedoni.

“Imagjinoni, hakerët po shantazhojnë qeverinë e Kovaçevskit, duke kërkuar shpërblim, për t’i kthyer të dhënat e qytetarëve nga faqja e fondit shëndetësor. Shëndetësia maqedonase është në kolaps të plotë dhe vetëm pak vite më parë LSD i gënjeu qytetarët se do të kenë shërbime shëndetësore falas në BE. Kovaçevski nuk mund të ofrojë shërbime normale shëndetësore në Maqedoni, e lëre më në BE”, thuhet në reagim.

Nga kjo parti thonë se qeveria është e paaftë dhe duhet të vetëshpërbëhet një orë e më parë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share