VMRO-DPMNE: Gjyqësori i politizuar – s’ka përgjegjësi për të afërt me BDI-LSDM

“MË MIRË PËR TETOVËN”: 14 VIKTIMAT KORRUPSIONI I VRAU PËRSËRI!

Aktvendimi i djeshëm për zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës, ku jetën e humbën 14 njerëz, është dëshmi se gjyqësori është nën presion të pushtetit – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, sic percjell KlanM, vendimet merren varësisht se sa të afërt me pushtetin janë personat që jën në procedurë gjyqësore.

“Çdoherë kur në pyetje janë njerëz të afërt me BDI dhe LSDM, faji është cdokund, por jo tek ata. Nuk mund që 14 njerëz të digjen për së gjalli në objekt të MSH-së, kurse askush të mos përgjigjet dhe të jepen justifikime se kabbloja është fajtore. Dje gjyqësori BDI-LSDM u tha familjarëve të viktimave se nuk ka përgjegjësi kur bëhet fjalë për kuadrot e tyre”  – tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-së.

Katërmbëdhjetë të djegurit në Spitalin Modular në Tetovë nuk do të pushojnë të qetë në botën tjetër. Korrupsioni vrau përsëri! – thuhet në reagimin e listës “Më Mirë për Tetovën”, duke u zotuar se nuk do të dorëzohen në luftën kundër së keqes dhe Zero tolerancë për kulturën e pandëshkueshmërisë!

“Drejtësia e kalbur dhe e zënë peng nga politika i vrau për herë të dytë viktimat e kësaj tragjedie. Katërmbëdhjetë jetë të humbura, zero ditë burgim! Si është e mundur?!  Retorika për EU nga politikanë që çdo ditë na vrasin dhe shuajnë shpresën për jetë normale në këtë vend është absurde!” – thonë nga ”Më mirë për Tetovën”.

Gjykata Themelore në Tetovë, sic percjell KlanM, ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorët e spitalit në Tetovë lidhur me vdekjen e 14 personave nga një zjarr që kishte rënë në objektin modular më 8 shtator 2021. Trupi gjykues ka liruar ndërkohë mjekun Boban Vuçevski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share