Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj Arsovskës për situatën me mbeturinat duke e quajtur kriminale deri në kockë.
”Paaftësia e Arsovskës ishte kërcënim për infektim masiv në Shkup, kryetarët nga VMRO-DPMNE pastronin mbeturinat.
Në Shkup prej ditësh nuk mblidhen mbeturina për shkak të paaftësisë së Arsovskës dhe pushtetit të qytetit.
Dje, gjatë mbrëmjes dhe natës vonë, ekipet e formuara nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së me ekipe dhe makineri nga qytetet e brendshme kanë ndihmuar në pastrimin e një pjese të konsiderueshme të mbeturinave të grumbulluara me ditë të tëra në rrugë.
Por paaftësia dhe primitivizmi i Arsovskës nuk ka kufi, dhe kjo u pa kur drejtori i saj në NP Drisla refuzoi të pranonte mbeturinat e marra me kamionë.
Frustrimet e Arsovskës ndoshta shkojnë deri aty sa jo vetëm që nuk është në gjendje, por edhe nuk mund të përballet me faktin se kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së që menaxhojnë sisteme shumë më të vogla të organizimit lokal arritën ta zgjidhin problemin që ajo krijoi.
Për frustrimet dhe situatat e tjera të Arsovskës, i themi se nuk mund t’i ndihmojmë, ka institucione të tjera për këtë, por më së miri është që Shkupi të japë dorëheqje dhe atë sa më parë” – thuhet në kumtesën e VMRO-së. /KlanMacedonia/