Moti i keq, rrufeja godet disa shtëpi në Prilep

Për pak orë disa pjesë të ndryshme të vendit u goditën nga një mot i keq, me reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Rrufetë kanë shkaktuar dëme duke djegur disa shtëpi në rrugën Kuzman Shapkarev në Prilep.

Sipas informatave të para mbrëmë pas mesnate nga zjarri janë përfshirë katër shtëpi njofton tv Telma, përcjell KlanM.

Zjarrfikësit e Prilepit kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa ka edhe zjarrfikës të lënduar lehtë, njoftojnë mediat lokale të Prilepit, të cilat kanë publikuar fotografi ku shihet zjarri nga disa lokacione anembanë Prilepit. Zjarri është shuar plotësisht rreth orës 3, ndërsa për dëmet e shkaktuara do të ketë informacione gjatë ditës./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share