VMRO-DPMNE: BDI dhe LSDM me front anti-BE për të mbrojtur krimet!

“KEQPËRDORET FLAMURI EVROPIAN – PASOJAT AFATGJATA”

BDI dhe LSDM kanë krijuar Front anti – BE. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE-ja, nga ku vazhdojnë të insistojnë se po keqpërdoret flamuri evropian gjatë ndërtimit të projektit Korridori 8 dhe 10D, njofton KlanM.

“BDI dhe LSDM krijojnë front për të mbrojtur krimin, I shtyejnë ligjet me forcat, shkelin demokracinë dhe pezullojnë Kuvendin. Gjithcka, që t`i kalojnë krimet në kundërshtim me ligjin. Puna nuk do të shkojë më shpejtë nëse nuk ka projekt dhe leje ndërtimi, ndërtimi nuk do të shpejtohet me punëtorë të lodhur, e as me pagesat për ndërtesat e jashtëligjshme. Vetëm do të kalojë krimi i BDI-së, kurse Kovaçevski do ta vazhdojë për disa muaj karrierën politike” – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së, sipas VMRO-DPMNE-sw, kjo do të ketë pasoja afatgjate dhe krijon praktikë kuvendore dhe kushte që nesër kushdoqoftë nga vendet të vendos veto për integrimet për shkak të ndryshimit të ligjit të harmonizuar me BE-në, me norma joevropiane. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share