VMRO-DPMNE: Arsimi këtë vit në kaos

Gjorçev: As këtë vit nuk ka libra

VMRO DPMNE-ja kritikoi pushtetin për gjendjen në arsim. Nga kjo parti thonë që viti i ri shkollor ka filluar me probleme të vjetra dhe se edhe përkundër mungesës gati dy vjeçare, libra për nxënësit sërish nuk ka.

”Maqedonisë po i ndodh një fatkeqësi demografike, arsimore dhe njerëzore. Shkollat tona po mbyllen, nuk ka nxënës të klasës së parë, nuk ka klasa për mësuesit, ka shkolla që kanë mbetur  bosh, tavolina bosh e gjithë kjo po ndodhë para syve tanë”.  Min 4:14 “Nuk ka tekste, nuk ka ilaçe nuk ka gjëra elementare, inflacioni po humbet Maqedonia për fat të keq nga një vend i denjë është bërë një vend totalisht i pasuksesshëm dhe më i keqi në Ballkan ne të gjitha kriteret”, deklaroi Vladimir Gjorçev nga VMRO.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftuan se do të ketë vonesë për tekstet e klasave të gjashta të cilat janë në fazë të miratimit dhe presin që po të njejtat ti dorzojnë nëpër shkolla gjatë këtij muajit.  Viti i shkollor nisi të premten kurse do të përfundojë më 17 qershor. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për herë të parë do të kenë pushim praniveror – nga 29 Prilli deri më 5 Maj./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share