VMRO-DPMNE: Arratisje tjetër nga burgu!

“KY ËSHTË SISTEM E JO INCIDENT!”

LSDM-ja dhe BDI-ja, jo vetëm që heshtin për arratisjet tashmë të njohura nga burgu, por fshehin arratisjen më të re nga Idrizova. Akuza, sic njofton KlanM, vjen sërish nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët thonë se pas skenarit të përgjakshëm para dy javësh, shënohet edhe një arratisje nga Burgu I Idrizovës.

Nga opozita maqedonase presin përgjigje nga Qeveria duke thënë se s`ka hapësirë për heshtje dhe fshehje.

“Vallë pas arratisjes sërish qëndron paramilicia partiake e LSDM-së e punësuar nëpër burgje? Vallë I arratisuri me iniciale R.K, shqiptar etnik, posedon foto album për afërsinë e tij me BDI-në? A bëhet fjalë për grup të organizuar e afërt me BDI-në?” – tha Naum Stoilkovski.

VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM, kërkon përgjegjësi nga LSDM-ja dhe BDI-ja, por edhe nga Ministria e Drejtësisë, sic thonë, për epideminë e arratisjeve nga burgu, për të cilën thonë se bëhet fjalë për sistem mirë të irganizuar mafioz, që nuk do të mund të funksiononte pa mbështetjen e qeverisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share