VMRO-DPMNE: Amendamente për propozim – ligjin për racion të subvencionuar studentor

LSDM: NË VEND TË ZGJIDHJEVE PAUSHALLË TË OPOZITËS ËSHTË MË MIRË TË KETË ZGJIDHJE SISTEMATIKE

VMRO – DPMNE ka dorëzuar sot dy amendamente për propozim ligjin për racionin e subvencionuar studentor. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski, informoi para fillimi të seancës së komisionit ku në rend dite është ky propozim ligj, se amendamenti i parë është për rritjen e mjeteve për racionin studentor nga 120 denarë në 160, ndërsa amendamenti i dytë është për vazhdimin e afatit deri në fund të vitit akademik, në vend që deri në mars të vitit 2023.

“Ja edhe një mundësi për pushtetin që të mbushet me mend dhe t’i pranojë ndërhyrjet tona në propozim ligjin për racion të subvencionuar studentor, përmes amendamenteve. Tani është koha që pushteti të dëshmojë në vepër nëse për to studentët janë në krye të listës prioritare apo ndodhen në fund së bashku me grupet dhe kategoritë e tjera të qytetarëve. Të paktën sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, pushteti duke të kuptojë se studentët janë themeli i ardhmërisë së shtetit” – tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM nuk kanë precizuar nëse do të pranojnë amendamentet e opozitës, por kanë theksuar se, punojmë në zgjidhje sistematike që do të përmirësojë standardet e studentëve.

“Jemi të orientuar që studentëve dhe qytetarëve t’u sigurojmë më të mirën që duhet të ndodhë. Vlerësojmë se, përpos me zgjidhje paushallë me të cilat dalin përfaqësuesit e opozitës, është më mirë të ketë zgjidhje sistematike me të cilën ne definitivisht do ta zgjidhim, përkatësisht do të punojmë në përmirësimin e standardit të të gjithë studentëve, në të cilën nuk përfshihet vetëm racioni i subvencionuar studentor, por edhe përmirësim i kushteve në të cilat ato jetojnë, e kam fjalën për konviktet studentore dhe për vet fakultetet” – deklaroi Lidija Tasevska, deputete e LSDM-së.

Propozim ligji për racion të subvencionuar studentor është dorëzuar nga shumica parlamentare. Ndërkohë, studentët ditëve të fundit, në mënyrë të organizuar përmes parlamenteve studentore të universiteteve më të mëdha në vend, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me kushtet që ofrohen përmes këtij propozim ligji, por edhe për kushtet e studentëve në përgjithësi. Ata kërkojnë të rritet shuma e racionit studentor, të barazohet shuma e bursave, të ndahen mjete për renovimin dhe sigurimin e kushteve normale në konviktet studentore si dhe të ndalohet privatizimi i paralajmëruar i konvikteve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share