VMRO DPMNE në një pres konferncë sot ka pyetur pse Venko Filipçe nuk u përgjigj dhe fshehu kompaninë e tij në Petrich nga deklarat e pronësisë së dorëzuar në Komisionin për antikorrupsion, çfarë fshihet në atë adresë? Ata kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të prezantojnë para opinionit informacione për lidhjen e biznesit të Zaevit dhe Filipçes dhe do të ndriçojnë nëse Venko Filipçe është kryetar i LDS-së në mënyrë që të menaxhojë më lehtë rrjetin e kompanive nga Bullgaria përmes Petrichit dhe Strumicë deri në Shkup, dhe si familjet e Zaevit dhe Filipçes kanë hyrë në biznese miliona dollarëshe sa ishin në detyrë dhe si janë të lidhura me kompani me aktivitete të dyshimta, kanë paralajmruar nga VMRO DPMNE.
”Theksojmë se Venko Filipçe nuk ndau me publikun se pasi mbaroi ministrinë kishte vendosur të hynte në një biznes privat me prona të paluhatshme dhe për këtë qëllim në nëntor 2022 regjistroi kompaninë POWER i8 Ltd në Bullgarinë fqinje. Me adresë në rrugën “Goce Dellçev” 12 në Petrich, ai e themeloi kompaninë më 18 nëntor 2022, dhe aktiviteti i parë i regjistruar i kompanisë në të cilën Filipçe është pronar dhe menaxher i vetëm është blerja, ndërtimi dhe shitja e patundshmërive , por më pas janë theksuar edhe disa aktivitete të tjera në të cilat kompania mund të punojë” – tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.
Pse themi se Filipçe është kyç në bizneset e Zaevit dhe për këtë është në krye të LDS-së? – Përkatësisht, në të njëjtën adresë me firmën e Filipçes, drejtohen disa kompani në pronësi të vëllait dhe kushërinjve të ish-kryeministrit – Vices, Trajçes dhe Boban Zaevi. Më saktësisht, Filipçe u transferua tek familja Zaevi. /tvklan.mk/