VMRO-DPMNE: Afera “Parazitët” – një milion euro për një mandat

“FUNKSIONARËT S`KANË ARSYETUAR MJETET, POPULLI S`KA BENEFITE”

VMRO-DPMNE në kuadër të të ashtuquajturës aferës “Parazitët” ka prezantuar edhe tre funksionarë të emëruar nga qeveria, për të cilët thotë se për një mandat marrin thuajse një milion euro.

Sipas opozitës maqedonase, funksionarët nuk kanë arsyetuar mjetet kurse populli nuk ka pasur benefite.

“Kire Numovi nga LSDM-ja, Drejtor i Bankës Maqedonase për Ripëtrirje dhe Zhvillim, për një muaj merr 2.500 euro pagë, për një vit 30.000 euro, kurse për një mandat 120.000 euro. Drejtori i Agjencisë për Komunikim Elektronik, Jeton Akiku, paguhet 132.000 denarë në muaj, për një vit rreth 30.000 euro. Drejtori financiar në Telekom, Slavko Projkovski, pagën mujore e ka mbi 6.000 euro në muaj, për një vit I merr 288.000 euro” – tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE shtron pyetjen se cfarë kanë punuar tre funksionarët dhe cili është benefiti që ka shteti nga puna e tyre, që brenda një mandati të marrin 1 milion euro?

VMRO-DPMNE thotë se edhe gjatë ditës së nesërme do të shpalosin detaje të reja. /KlanMacedonia/

https://www.youtube.com/watch?v=7L0xkeSJbik

Lexo gjithashtu
Total
0
Share