VMRO-DPMNE: 365 ditët më të këqija për qytetarët e Maqedonisë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në një kumtesë për media thotë se viti i kaluar ka qenë ndër më të këqijtë për qytetarët. Nga kjo parti thonë se për 365 ditë nuk ka qenë kurrë më keq, pasi siç shtojnë, 600.000 qytetarë jetojnë në kufirin e varfërisë, dhe 1 miliard denarë shkojnë në xhepat e Kovaçevskit dhe ministrave të LSDM-së dhe BDI-së për paga më të larta.

“Qeveria e SDS dhe BDI sollën 365 ditë disfata, poshtërime, mjerim dhe varfëri për qytetarët e Maqedonisë. 365 ditë mjerim për popullin. 365 ditë skandale, krim dhe korrupsion. 365 ditë pasurim dhe privilegje për qeveritarët e SDS dhe BDI. E përderisa 600 mijë bashkëqytetarë tanë jetojnë në kufirin e varfërisë, qeveria e SDS-së dhe BDI-së i rritën pagat për 78 për qind”.

“80 milionë denarë në muaj ose gati 1 miliard denarë në vit nga buxheti i shtetit do të shkojnë në xhepat e pushtetarëve për paga më të larta. Stevo Pendarovski, nga paga prej 92.000 denarë, tani me rritjen prej 78 për qind, merr 165.000 denarë ose mbi 2.500 euro në muaj. Talat Xhaferi dhe Dimitar Kovaçevski marrin nga 50 euro më shumë për çdo ditë pune, gjegjësisht Xhaferi merr pagë mbi 166.000 denarë, ndërsa Kovaçevski mbi 156.000 denarë”.

“Edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski merr pagë më të madhe prej 78 për qind, mbi 153.000 denarë, gjegjësisht nëse i shtohen edhe 20 për qind shtesë për kryerjen e funksionit, paga e tij është pothuajse e njëjtë me atë të Kovaçevskit. E përderisa qytetarët luftojnë të ushqehen nga i pari tek i pari, pagat e qeveritarëve të tjerë të SDS-së dhe BDI-së shkojnë nga 2000 deri në 2500 euro”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata thonë se pagat e Kovaçevskit, Pendarovskit, Xhaferit, Spasovskit, Grubit, Osmanit, Mariçiqit, Grkovskës, Petrovskës dhe ministrave të tjerë, sipas ligjit për rritjen e pagës mesatare, do të rriten për shtesë 400 euro në vitin 2024.

“Dhe derisa qytetarët mezi ia dalin me bukën e gojës, mezi mbijetojnë me koston jashtëzakonisht të rritur të jetesës, Kovaçevski dhe ministrat e tij nga SDS dhe BDI marrin paga 78 për qind më të larta ose mbi 2500 euro në muaj. 365 ditë po perkeqësohet me SDS dhe BDI. 365 ditë SDS dhe BDI sjellin vetëm disfata për qytetarët”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share