VMRO – DPMNE sot prezanton programin me të cilin do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2024.
Programi i tyre do të fokusohet në përforcimin e ekonomisë, infrastrukturës e energjetikës, reforma në sistemin politike, strategji të reja për shëndetësi dhe politikë sociale, si dhe në fushën e bujqësisë dhe mjedisit jetësor.
Përpos kësaj, VMRO – DPMNE në programin e saj ka paraparë formimin e një ministrie të re për energjetikë dhe burime minerale. Po ashtu, VMRO-DPMNE planifikon të zvogëlojë varësinë nga importi i energjisë elektrike. Sipas kësaj partie, Maqedonia duhet të ndërtojë kapacitetet e veta energjetike në mënyrë që të ketë prodhim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike.
Nga VMRO shtuan se, vëmendje e veçantë do i kushtohet përforcimit të sektorit energjetik, posaçërisht të kompanive në pronësi shtetërore.