Lavrovi paralajmëroi ardhjen në Samitin e OSBE-së në Shkup!

“NËSE BULLGARIA HAP HAPËSIRËN AJRORE, DO TË JEMI NË SHKUP”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka deklaruar se do të vijë në Samitin e OSBE-së në Shkup, siç përcjell KlanM, nëse Bullgaria hap hëspirën e saj ajrore, duke shtuar se disa vende të perëndimit kanë kërkuar takim me të.

“Merret vesh se Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë së Veriut se do ta hap hapësirën e saj ajrore. Nëse kjo ndodh, ne do të jemi në Shkup. Tashmë kemi disa kërkesa për takime, duke llogaritur edhe me përfaqëues të perëndimit”, tha Sergej Lavrov.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të mblidhen në Samitin në Shkup.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, sic njofton KlanM,  gjatë një brifingu me gazetarë njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka konfirmuar pjesëmarrjen në darkën joformale në Shkup, duke pohuar se ende nuk ka një konfirmim për delegacionin rus.

Ndryshe, Bullgaria ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët rus si pjesë të sanksioneve për Rusinë, pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share