Vlorë, helmohen nga ushqimi mbi 20 turistë

Mbi 20 turistë, kryesisht nga Polonia janë helmuar nga ushqimi në Vlorë këtë të Premte. Kështu bën me dije korrespondenti i Klan News atje, i cili raporton se turistët i janë drejtuar urgjencës së spitalit rajonal.

Mësohet se ata po kryenin një tur me anije Karaburun-Sazan. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet.

Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share