VLEN: Zgjedhjet ishin jo demokratike, Opozita shqiptare fiton ndërsa BDI shkon në izolim!

Opozita shqiptare VLEN në Press Konferencë për media thanë se zgjedhjet ishin jodemokratike, sepse ka pasur ndërhyrje nga BDI, mirëpo thanë se VLEN sipas tyre është fitues absolut.

“VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar. Votues e qytetarë faleminderit për aktivitetin dhe qyetarinë. Faleminderit për durimin dhe rezistencën. Procesi zgjedhor nuk ishte demokratik, insitucionet ishin në funksion të BDI-së. Ka pasur parregullësi dhe do të raportohen. BDI bojkotoi zgjedhjet presidenciale, jashtë çdo parimi europian edhe pse u thirrën në Frontin Europian. Nga nesër Maqedonia e Veriut reflekton ndryshe, Ali Ahmeti u izolUA. Ali Ahmeti dhe Artan Grubi dështuan dhe do të izolohen”, deklaroi Mexhiti. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share