VLEN: Të përkushtuar për mbrojtjen e standardit të jetesës! – LSDM: Autoritetet mbyllin sytë para qytetarëve

Vendimi i qeverisë për miratimin e “shportës së vjeshtës”, respektivisht ngrirjen në 10% të marzhës së përfitimit për 73 produkte për partinë opozitare LSDM kjo masë nuk do të ketë efekt tek qytetarët, ndërkaq masën e pëshëndesin nga Koalicioni Vlen nga ku se kufizimi i marzhës për produkte të caktuara do të vazhdojë edhe në periudhat e festave fetare.

 

Përderisa nga pushteti proklamojnë përkufizimin e marzhës për 10 %, LSDM përmes një reagimi thotë se Autoritetet mbyllin sytë para qytetarëve duke e ngrirë marzhin për mezi 73 produkte. Nga kjo parti thotë se masat nuk kanë asnjë efekt real në ulje të çmimeve, dhe mos perfillje të standardit të qytetarëve.

LSDM

Me ngrirjen e paralajmëruar të marzhit të vetëm 73 produkteve, qeveria nën presionin e publikut mbyll një sy dhe rezultati nuk do të jetë asgjë. Masat e qeverisë së Hristijan Mickoskit janë të vonuara dhe nuk kanë asnjë efekt real as në uljen e çmimeve të produkteve dhe as në standardin e qytetarëve. Në vend të politikës ekonomike, shohim politikën kalkulative të Qeverisë së Mickoskit dhe mospërfillje totale të standardit të qytetarëve. Për shembull, shtatorin e kaluar 2023 LSDM miratoi masa për reduktimin e mbi 500 produkteve në 25 kategori të ndryshme dhe zbatoi një paketë kundër krizës për të ndihmuar qytetarët në vlerë prej 662 milionë euro. Është një ndihmë e vërtetë.

Nga VLEN mburen me këtë vendi, thonë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulen mesatarisht me 10%! Nga VLEN thonë se kjo masë është vetëm hapi i parë. Në periudhën në vazhdim, do të keni mundësinë të shijoni edhe shporta festive për Krishtlindje, Ramazan dhe Pashkë, me çmime të kufizuara.

VLEN

Në këto kohëra sfiduese, koalicioni VLEN tregon sërish se është këtu për ju! Jemi krenarë që përmes ministrit Besar Durmishi është marrë një vendim i rëndësishëm për kufizimin e marzhit të bruto fitimit për produktet ushqimore bazë deri në 10%! Me këtë masë, do t’i bëjmë produktet ushqimore bazë më të përballueshme për të gjithë! Shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte, e cila është krijuar për të mbrojtur standardin e çdo qytetari. E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje!

 

Ndryshe, Qevria në seancën e djeshme miratoi vendimin për marzhën e fitimit bruto të një pjese të produkteve ushqimore në 10 përqindë. Lista e produkteve ushqimore bazë në të ashtuquajturën shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte që janë më të përfaqësuara në shportën e konsumit të qytetarëve.  Kjo masë do të zbatohet edhe në periudhen e ardhëshme si shportë e festave të ndryshme. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share