VLEN të ofenduar pse Ali Ahmeti ka refuzuar ftesën e tyre për MO

BDI DHE FRONTI EVROPIAN ME CEREMONI TË VEÇANTË PËR SHËNIMIN E MARRËVESHJES SË OHRIT

Në emër të VLEN, vajza e ish kryetarit të PPD-së, Imer Imeri, nënshkrues I Marrëveshjes së Ohrit, Saranda Imeri, ka shprehur shqetësimin pse kreu I BDI-së Ali Ahmeti ka rrefuzuar ftesën të merr pjesë në shënimin e përvjetorit të MO të organizuar nga Qeveria e RMV.

Ajo ka akuzuar kreun e BDI-së se dëshiron të privatizojë manifestimin e shënimit të MO.

“Në emër të personazhit dhe veprës së babait tim, shfrytëzoj rastin ti drejtohem personalisht zotit Ali Ahmeti. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Prandaj ju bëj apel që të mos bëni përçarje mes popullit tonë. Të gjithë duhet ta respektojmë këtë ditë me respekt. Synimet tuaja janë transparente dhe lexohen paraprakisht.  Mos e përdhosni 13 gushtin 2001. Data që që solli paqe, tani e përdorni 23 vjetmë vonë për përçarje mes popullit shqiptar, vetëm për asrye se jeni në opozitë” – tha Saranda Imeri.

Reagimi I VLEN vjen dy pasi BDI bëri publike se më 13 gushtë do të shënojë përvjetorin e MO në SHKUP në një akademi në të cilën do të shqyrtohet edhe propozim raporti I eksperit amerikan Paul Uilliams rreth mundësisë së parandalimit të majorizimit të shqiptarëve në RMV. 

Ndryshe këtë vitë për herë të parë shënimi I përtvjetorit të MO nuk do të organizohet nga Ministria e sistemit politik e cila më herët ishte Sekretarijat për imlementimine MO.

Këtë vitë qeveria ka angazuar zv kryeministrin dhe ministër të ambientit hapsinor Izet Mexhiti përgjegjës për organizimine  shënimit të përvjetorit të MO. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share