VLEN me akuza ndaj BDI-së/ “Shqiptarët shpëtuan pasi binomi BDI – Gruevski dështoi

Plani për rikthimin e Nikolla Gruevskit, orkestruar nga eksponentë të lartë të BDI-së, është një thikë pas shpine ndaj shqiptarëve. Juve, që shqiptarët ju besuan, punuat në prapaskenë për të rikthyer armikun e tyre më të madh. Pse? Për të shpëtuar pushtetin tuaj të kalbur! – kanë reaguar edhe sot nga VLEN.

Takime të fshehta, presione mbi institucione dhe përfshirja e zyrtarëve të nivelit më të lartë u përdorën për të rikthyer dhe amnistuar Gruevskin. Por ky plan turpi dështoi, dhe tani shqiptarët kërkojnë përgjigje.

VLEN nuk do të heshtë. Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar. Gënjeshtrat, manipulimet dhe pazaret e fshehta do të dalin në dritë. Shqiptarët meritojnë të vërtetën dhe do ta marrin atë.
Koha për llogaridhënie ka ardhur! – thonë nga VLEN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share