VLEN: Ligj të ri në vend të “Balancuesit” – ligji është gati!

MINÇEV: NUK DUHET TË SHPEJTOHET ME LIGJIN E RI

Nga koalicioni VLEN sigurojnë se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është gati, duke pretenduar se ky ligj është më I mirë se mekanizmi I “balancuesit”.

Nga ana tjetër, Ministri për Administratë, Goran Minçev, shprehet I bindur se koalicioni qeveritar ka kapacitete për të gjetur zgjidhje në Ligjin për përfaqësim të drejtë, por thotë se nuk duhet të shpejtohet me këtë ligj.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve që ta komentojë shfuqizimin e “balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese, tha se pasi përkatësia etnike është kategori kushtetuese, nevojitet ligji i ri.

Krerët e VLEN-it njëzëri paralajmërojnë ligj të ri me të cilin do të zgjidhet cështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore , pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfyqizimin e Ballansuesit. Taravari, Mexhiti dhe Kasami thonë se ligji është gati dhe se me këtë do të përmirësohen njëherë e përgjithmonë gabimet dhe lëshimet e BDI-së.

“Unë mendoj se marrëveshja mes nesh dhe VMRO-së ishte që ta përgatisim ligjin, ligji është i përgatitur, marrim mendime edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë dhe mandej do ta procesuojmë në Parlament, besoj që do të ketë mirëkuptim prej të gjithëve dhe ligji është mekanizëm shumë më i mirë sesa instrumenti apo mekanizmi i Balancuesit. Uroj që të kemi përkrahje sepse më përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve është kategori kushtetuese, është e pakontestueshme, çdo gjë që është në Kushtetutë do të rregullohet me ligj. Besoj se së shpejti rregullohet me ligj” – tha Taravari.

Mbrëmë në rrjetin social FB reagoi edhe Izet Mexhiti .

“Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!

Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN! Ligj, jo vegël! Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët. E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa ju qani. Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin” – tha Mexhiti.

Do ta zgjidhëm cështjen e përfaqësimit me ligj të vecantë ka përsëritur edhe kreu I Besës, Bilall Kasami.

“Mekanizmi i vetëm është që ligji që po bëhet por nëse ka nevojë edhe ndryshimi i Kushtetutës që të mos cenohet e drejtat e shqiptarëve. Në ketë rast, ne po punojmë që të kemi një ligj të veçantë sa i përket përfaqësimit adekuat të komuniteteve në administratën shtetërore, ligj që do të jetë komfor kushtetutës. ”, tha Bilall Kasami.

Por kështu nuk mendon partneri I koalicionit qeveritar nga ZNAM. Ministri I administrates, Goran Mincev, thotë se nuk duhet të shpejtohet me ligj të ri sic pretendojnë ta bëjnë përfaqësuesit e VLEN-it.

“Mendoj se është më mirë të hapet një debat i gjerë dhe publik, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët e interesuara, këtu e kam fjalën për pjesën e koalicionit qeveritar, por është edhe një mundësi e mirë për të thirrur komunitetin ekspert dhe akademik për të të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme që do të jetë afatgjatë, do të jetë solide, do të jetë thelbësore dhe nuk do të na çojë më në një situatë të një vendimi të mundshëm si ky nga Gjykata Kushtetuese”, shtoi Minçev.

Gjykata Kushtetuese me shumicë votash , gjegjësishtë pa votat e gjykatësve shqiptarë të cilët ishin kundër mori vendim për shfuqizimin e plotë të Balansuesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut I cili më shumë se 20 vite ishte garantues I përfaqësimit adekuat të bashkësive etnike ne administratën publike në vend. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share