Koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë, ka reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, e cila sot do të gjendet para deputetëve. Nga VLEN thonë se “BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin “Të Majtën” nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre.
“Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI. “LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në shoqëri, duke përdorur edhe interpelanën kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre. Nuk është për t’u habitur që LSDM, e cila deri dje shkatërroi çdo institucion së bashku me partnerin e saj në krim, BDI, tani ka vendosur të luajë sipas notave të LEVICËS, e cila nderon regjimet komuniste të Enver Hoxhës dhe Kim Jong Un-it”.