VLEN fillon mbledhjen e nënshkrimeve / Kasami: Me këtë entuziazëm të qytetarëve ndryshimi po vjen

Opozita shqiptare VLEN  sot ka nisur edhe zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e tyre për president, Arben Taravari. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha për mediat se ka entuziazëm të madh të qytetarëve dhe se së shpejti do të arrijnë të mbledhin nënshkrimet e duhura.

“Sot ashtu suiç shihet është interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Tetovës me rrethinë, për të nënshkruar për kandidatin e koaliciojnit VLEN, për dr.Arben Taravari. Besojmë se me këtë entuziazëm të qytetarëve shumë shpejtë do i mbledhim nënshkrimet… Kjo tregon se ndryshimi veç më ka nis, këtë ndryshim nuk e ndal as pushteti, as Rusia e as kush tjetër, pra ndryshimi po vjen dhe atë ndryshim do ta bëjë koalicioni VLEN”|, tha Bilall Kasami.

Kasami shtoi se ka një mangësi administrative të KSHZ-së në Komunën e Tetovës dhe komunat për rreth, pasi kanë vetëm një zyrë ku qytetarët mund të nënshkruajnë për kandidatin për president të cilin dëshirojnë ta mbështesin. Ai ka theksuar se beson që për një periudhë shumë të shkurtër kohore do të mbledhin nënshkrimet për kandidatin e VLEN, Arben Taravari./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share