VLEN: BDI po përgatit terrenin për bojkot të zgjedhjeve lokale – Ahmeti: Zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale

Pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të BDI-së Ali Ahmeti se së bashku me zgjedhjet locale duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare kanë reaguar nga koalicioni VLEN nga ku thonë se për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike duke krijuar  skenare që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale.

VLEN

“Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale. BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë disfatë dramatike. Sondazhet e tyre e konfirmojnë këtë fakt. Ali Ahmeti e di se pas humbjes në zgjedhjet lokale, do të hapet pashmangshëm çështja e lidershipit në partinë e tij. Duke mos dashur të përfundojë si humbës politik, ai, si një kumarxhi, po luan kartën e tij të fundit – bojkotin e zgjedhjeve lokale. Pasi oferta e tij për të hyrë në Qeveri në vend të VLEN-it, me katër ministra, por pa kryetar Kuvendi, dhe me premtimin që VMRO-DPMNE të marrë Kërçovën ose Strugën, nuk u pranua, BDI tani synon të shkaktojë krizë politike.  thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Mbrëmë nga Çairi kreu i integristeve Ali Ahmeti  i bëri thirrje koalicionit qeveritar VLEN që t’i braktisë institucionet.

Ai siguroi se nuk do të bëhen pjesë e pushtetit, pasi sipas tij, për BDI është e pranueshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ahmeti propozoi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË

“Si mund t’u shkojë mendja ta heqin gjuhën shqipe të larë me gjak. Turp! Të heqin përfaqësimin e drejtë. Prandaj, këta tanët që janë andej, le t’i braktisin këto institucione. Ne, nuk shkojmë. Ne, nuk pranojmë. Ne, pranojmë vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme në tetor, bashkë me ato lokale”.

 Ahmeti kritikoi koalicionit VLEN se kanë dëmtuar shumëçka për të cilën sipas tij, duhet kohë për tu riparuar. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share