Klan Debat: Ndihma e huaj zhvillimore dhe ndikimet

“PARTNERËT PERËNDIMORË E NDIHMOJNË DEMOKRACINË, POR PARATË NGA LINDJA E AFËRT JANË TË DISKUTUESHME”

Në mungesë të të dhënave të përmbledhura dhe transparente nga institucionet shtetërore për paratë që hyjnë në vend si ndihmë zhvillimore, qytetarët ndërtojnë pasqyrë për “vende mike dhe armike” në bazë të ndikimeve mediatike dhe ndikimeve të tjera. Sipas Institutit “Prespa”, Zvicra, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian rregullisht janë me donacione më të mëdha, por në vitet e fundit në rritje janë shumat që hyjnë nga Lindja e Afërt. A shfrytëzohen të gjitha paratë për zhvillimin e shoqërisë dhe të vlerave demokratike – nevojitet analizë më serioze, theksojnë të ftuarit në Klan Debatin e mbrëmshëm, analistët Andreja Stojkovski dhe Vesna Shapkoski.

Pothuajse dhjetë vjet nuk është përditësuar baza e të dhënave të institucioneve shtetërore për vlerën dhe qëllimin e mjeteve që hyjnë në vend si ndihmë zhvillimore, vë në dukje Drejtori Ekzekutiv i Institutit joqeveritar “Prespa”, Andreja Stojkovski, që lë hapësirë të mos ndiqet as çfarë rezultate arrihen. Megjithatë partnerët perëndimorë të Maqedonisë së Veriut, Zvicra, SHBA-të dhe BE-ja janë donatorët më të mëdhenj, qëllimi i të cilave është zhvillimi i demokracisë në shoqëri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në qoftë se e shohim nivelin e ndihmës zhvillimore atëherë Zvicra në mënyrë konstante dhe dypalëshe është donatori më i madh, megjithatë Bashkimi Evropian siguron më shumë se 50% të ndihmës zhvillimore. Në qoftë se i shohim investimet e huaja direkte, atëherë ato më shumë i referohen Mbretërisë së Bashkuar, kohëve të fundit një pjesë e madhe e banorëve të vendit i ushqejnë familjet e tyre dhe varen nga demokracitë perëndimore liberale” – tha Andreja Stojkovski, instituti ”Prespa”

Në mesin e 10 donatorëve të ndihmës zhvillimore në Maqedoninë e Veriut janë edhe vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Për çfarë projekte shfrytëzohen mjetet, për momentin publikisht flitet pak, thekson Vesna Shapkoski, doktorante në marrëdhëniet ndërkombëtare.

VESNA SHAPKOSKI, ANALISTE

“Vërtetë është e diskutueshme në çfarë segmente ka hyrë kjo ndihmë zhvillimore. A bëhet fjalë për organizata fetare, organizata mediatike, është fakt se ka depërtuar shumë në shoqëri me investime në organizata mediatike grupe religjioze fetare. Në qoftë në vazhdimësi, në të ardhmen mjetet rriten, do të duhet të ndiqet çfarë efekti arrijnë.” – tha Vesna Shapkoski, analiste.

Të ftuarit në Klan Debat vunë në dukje rritjen e investimeve edhe nga Kina dhe Rusia, vende të cilat nuk kanë kritere të njëjta si ato perëndimore, për ndikim dhe zhvillim në shoqëri, që edhe më shumë duhet t’i alarmojë institucionet që në mënyrë të detajuar t’i ndjekin investimet, të cilat shpesh janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimet gjeopolitike dhe efektin e tyre në komunitet. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share