Vazhdojnë përplasjet mes partive politike shqiptare VLEN dhe BDI. Nga Koalicioni Vlen akuzojnë partinë opozitare se përmes administratës së saj është duke penguar punën e Qeverisë së re. Nga BDI thonë se, VLEN ka pranuar rolin e të nënshtruarit të VMRO-së, për të zhbërë atë që kanë arritur shqiptarët
Koalicioni VLEN, ka vazhduar akuzat në drejtim të BDI-së . Ata sot e kanë akuzuar partinë opozitare se përmes administratës së saj është duke penguar punën e Qeverisë së re. Ata madje thonë se, BDI po përpiqet të shitet si viktim politike e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe VLEN-it dhe sipas tyre, kjo është një demagogji e rëndë. Madje edhe me fjale fyesi I janë drejtuar punonjësve të administraës duke I quajtur myk.
“Myku i BDI-së në institucionet shtetërore ka marrë urdhër që të bllokojë në çdo mënyrë të mundshme punën e qeverisë së re. Pas 22 viteve të regjimit, ata kanë lënë pasardhësit e tyre në sistemin gjyqësor, diplomaci, shërbimet e sigurisë, ministritë resore, institucionet shtetërore dhe mediat. Axhenda e tyre shkatërruese përfshin përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë, me qëllim pengimin e rrugës sonë drejt BE-së. Ata, përmes instalimeve të tyre, vendosin stërkëmbëza në sistem për të parandaluar drejtësinë, ndërsa megafonat e tyre janë të ngarkuar të krijojnë histeri”, thonë nga VLEN.
Ndërkaq, nga BDI në reagimin e tyre kanë thënë se, VLEN ka pranuar rolin e të nënshtruarit të VMRO-së, siç janë shprehur nga kjo parti, për të zhbërë atë që kanë arritur shqiptarët
“V-aza-Leni janë humbës të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe kanë tradhtuar vullnetin e votuesit shqiptar. Ata janë të preferuarit e VMRO-së dhe kanë pranuar rolin e të nënshtruarit për ta poshtërsuar kombin shqiptar dhe për te zhbërë të gjitha të arriturat nga lufta e vitit 2001 deri më sot. Paaftësia e tyre rrjedhë nga mungesa e legjitimitetit dhe etja për pushtet për motive korruptive në kurriz të kombit shqiptar”, thonë nga BDI.
Koalicioni VLEN tash më disa ditë, kanë reaguar ndaj heshtjes së BDI-së për rastin e ish anëtarit të Këshillit të Prokurorëve, i cili pasi pranoi fajin, mori vetëm dënim me kusht për lëndën për marrjen e ryshfetit. /tvklan.mk