VLEN: Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë kredibilitet moral të flasin për çështjet e shqiptarëve!

“PATËN 22 VITE KOHË PËR TË ZGJIDHUR KONTESTET ME FQINJTË”

Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë kredibilitet moral të flasin për çështjet e shqiptarëve. Po derdhin lot krokodili në mungesë të pushtetit – kundërpërgjigjen nga koalicioni VLEN.

Sipas VLEN, argumenti i Ali Ahmetit për legjitimitetin është demaskuar me faktin se të paktën tre nga deputetët e “Frontit Europian” nuk flasin shqip. VLEN thotë se Ali Ahmeti ka bërë me qindra koncesione dhe deformime të definicioneve bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

VLEN përmes reagimit thotë se Ali Ahmeti nuk ka më kredibilitet moral të flasë as edhe  për statusin e ish – ushtarëve të Ushtrisë Çlrimitare Kombëtare.

VLEN gjithashtu pretendon se Ahmeti ka investuar kredibilitetin dhe fuqinë e subjektit të tij që, përmes kontrollit të gjyqësorit, ta shpëtojë Nikolla Gruevskin nga burgu, ku sic thonë, BDI bashkë me Krenar Llogën e ndryshuan Kodin Penal nuk do asnjë argument shtesë.

Ali Ahmeti kishte 22 vite kohë, Ministrin për punë të jashtme dhe KRYEMINISTRIN për të zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët dhe për ta bërë Maqedoninë e Veriut vend anëtar të Bashkimit Evropian.  Ali Ahmeti nuk ia doli.  Tani është koha që Ali Ahmeti të bëjë opozitën.  Ndërsa prioritetet dhe politikat e shtetit, si dhe orientimet strategjike të tij i përcakton qeveria – thuhet në reagimin e VLEN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share