Vladimir Putin sfidon Perëndimin

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

VAZHDON ENDE TA BOMBARDOJ UKRAINËN

Bombat ruse ende vrasin në Kharkiv, në verilindje të vendit. Sipas policisë lokale, të paktën tre civilë vdiqën në një zonë banimi pas bombardimeve. Moska shënjestroi gjithashtu rajonin e Mykolaivit në jug dhe rajonin Donetskut në Donbas.

Ministria ruse e Mbrojtjes dukej se shpalli një pauzë operacionale të enjten, por Vladimir Putin, në në anën tjetër, sfidoi perëndimin:

VLADIMIR PUTIN – PRESIDENT I RUSISË

“Kemi dëgjuar shpesh se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se po shkojmë në këtë drejtim”

Tha ai në një fjalim të transmetuar në televizion, ndërsa paralajmëroi se “në përgjithësi, Moska ende nuk i kishte filluar veprimet serioze”.

Këto deklarata vijnë pasi Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë dërgesat e tyre të armëve në Kiev dhe Volodymyr Zelensky po e bënte bilancin me dy senatorë amerikanë që vizitonin Kievin, Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal.

Për presidentin ukrainas, qytetarët e tij “e ndjejnë vërtet mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ai ka shpjeguar se dëshiron që gratë dhe fëmijët e arratisur nga lufta të kthehen deri më 1 shtator, në mënyrë që vitit I ri shkollor të filloj normalisht.

Në Donbas, korrja e grurit filloi në rrethana shumë të ndërlikuara: në fushat e grurit krijohen kratere që shkaktohen nga bombat, e për këtë arsye shumë fermerë janë larguar nga vendi për shkak të frikës nga bombardimet. Në këtë mënyrë ka rënë fuqia punëtore. Si pasojë e kësaj rritet frika për një intensitet shumë të ulët të korrjes në krahasim me vitet e tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share