DRAFTI KA PËR QËLLIM INTENSIFIKIMIN E DIALOGUT NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË
Në një konferencë për media ajo ka thënë se ky draft ka për qëllim intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë takime në javën e ardhshme ku ekipi i Macron e Shcholz do të sqarojnë në detaje.
Osmani e ka mohuar qarkullimin e një “drafti gjerman” për Asociacionin. Por nuk ka mohuar se do të dekretoj marrëveshjen finale ku brenda saj do të jetë edhe Asociacioni që nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Ajo që mund ta rikonfirmoj është se do të nënshkruaj vetëm marrëveshje që janë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese
Për targat ajo tha se shtyrja tregon se po tolerohen kërcënimet e bandave serbe ndaj serbëve lokalë të Kosovës.
Kryeministri gjatë ditës ka takuar edhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj ku kanë diskutuar për dialogun, propozimet që po vijnë nga Gjermania e Franca për këtë marrëveshje, Zyra e kryeministrit i ka quajtur “sprova e testime”.
Ndërsa Haradinaj ka thënë se garantues të marrëveshjes duhet të jenë SHBA-ja.
Në takim kanë refuzuar të marrin pjesë krerët e LDK-së e PDK-së duke thënë se për dialogun kryeministri duhet të raportojë në Kuvend.