Vjetërsohet edhe një lëndë gjyqësore – Dhjetëra të akuzuar paralajmërojnë padi për dëmshpërblim

Pas 16 vitesh duke u endur dyerve të gjykatave, siç përcjell KlanM, të akuzuarit nga rasti “Syri i gjarprit”, në të cilin 46 punonjës të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” akuzoheshin për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe bashkim kriminal, lirohen nga akuza për shkak të vjetërimit të lëndës.

Sipas prokurorisë, punonjësit e pikëpagesave rrugore nuk u kanë lëshuar kuponë fiskale shoferëve dhe paratë i kanë mbajtur për vete, duke fituar disa milionë euro.

Pas tre vendimeve të ndryshme të shkallës së parë që ranë në Apel, sot gjatë seancës në gjykimin e katërt prokurori i propozoi gjykatës penale të marrë vendim për parashkrimin e veprës.

Të pandehurit njoftuan se do të padisin shtetin dhe do të kërkojnë dëmshpërblim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share