Vjen në jetë bebi nr.2 i Rihanna dhe ASAP Rocky, zbulohet gjinia

Rihanna dhe ASAP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë. lajmi është bërë i ditur nga “TMZ” e cila zbulon se fëmija ka ardhur në jetë më herët gjatë këtij muaji.

Burime  për median thonë se fëmija lindi më 3 Gusht në Los Anxheles. Emri nuk është bërë i ditur, por iniciali është “R” dhe është djalë.

Në një intervistë për “Vogue”, ajo e ka përshkruar mëmësinë si rol ‘legjendar’: “Nuk të kujtohet jeta e mëparshme dhe këtu është çmenduria. Nuk ka më rëndësi”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo dhe ASAP Rocky zbuluan portretin e djalit disa muaj më vonë në rrjetet sociale si edhe në kopertinën e revistës prestigjioze.

Djali i saj i parë, RZA Athelston Mayers erdhi në jetë më 13 Maj 2023 dhe tashmë është zyrtarisht vëllai i madh./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share