Vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit si kryeministër Xhaferi e ka në Bruksel

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 13 dhe 14 shkurt të vitit 2024 (e martë dhe e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, e cila do të jetë vizita e parë ndërkombëtare pas marrjes së detyrës.
Në delegacionin e kryesuar nga Kryeministri do të jenë zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje opiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Xhaferi do të vizitojë selinë e NATO-s dhe Këshillit Evropian, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.

Në selinë e NATO-s, Kryeministri do të takohet me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm Mirçea Xhoana, më pas do të zhvillojë takime të ndara me liderët e Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe të Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Në Parlamentin Evropian, Kryeministri do të realizojë një takim me një grup euro-deputetësh të partive politike pro-evropiane.

Në takimin me ZSP të NATO-s në fokus do të jenë temat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe të kontinentit evropian, si dhe kontributin aktiv të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me liderët evropianë, Kryeministri Xhaferi do të bisedojë për prioritetet e Qeverisë në drejtim të vazhdimit të procesit të integrimit evropian, duke u përqëndruar në reformat dhe prioritetet që kanë të bëjnë me Planin e rritjes, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, si dhe tema nga rajoni dhe konteksti global.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share