Vizita e parë pas dy vitesh në Hagë, prindërit takojnë ish-Presidentin Thaçi

Pas afro pesë orësh ka përfunduar vizita e Haxhi dhe Hyrë Thaçit tek djali i tyre, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kjo është vizita e tyre e parë në Hagë për afro dy vjet prej se kur Thaçi është dërguar në qendrën e paraburgimit atje.

Kujtojmë se Hashim Thaçi është në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 5 Nëntori i vitit 2020, kur ai bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi u nisën për në Hagë./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share