Vizita e Mickoskit në Bruksel/ Mickoski: Në Bruksel do t’i mbrojë interesat e Maqedonisë

Kryeministri Hristian Mickoski do të qëndroj për vizitë dy ditore në Bruksel. Ai njoftoi se gjatë takimit me përfaqësuesit diplomatik do të përcjellë shqetësimet e qytetarëve dhe do të mbroj interesin e Maqedonisë.

Frustrimet e qytetarëve tanë do ti përcjellim në Bruksel, sepse artificialisht po na vendosin pengesa, tha Mickoski për takimin me të paren e KE Ursula von der Lajen. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në Bruksel, në takim me kryetaren e Komisionit Evropian, do t’i mbrojë interesat e Maqedonisë.

“Nëse është fjala për procesin e integrimeve evropiane, unë jam ai që duhet të mbroj interesat kombëtare maqedonase. Si në të kaluarën, kur ishim opozitë, por edhe tani si Qeveri kur kemi më shumë argumente, duam të përcjellim zhgënjimin e qytetarëve të Maqedonisë atje”, tha Mickoski.

Ai tha se pas një dekade nga raporti i parë pozitiv që ka marrë Maqedonia nga BE-ja, nuk mund të fillojmë sepse ka pengesa artificiale.

“Pas një dekade nuk mund të fillojmë negociatat, por jo sepse nuk respektojmë kriteret, por sepse ka pengesa të imponuara artificialisht, të cilat nuk i ka pasur asnjë komb apo shtet. Qytetarët të jenë të sigurt se do të luftojmë dhe arrijmë të mbrojmë interesat maqedonase”, ka shtuar Mickoski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski sot dhe nesër në Bruksel do të zhvillojnë takime me partnerët evropianë, ku do të diskutojnë ndryshimet kushtetuese si kusht për anëtarësim në BE. Mickoski dhe Mucunski në këto takime do të përpiqen t’i bindin partnerët evropianë për propozimin e Maqedonisë që ndryshimet të hyn në fuqi pas antarësimit të vendit në BE.

Sipas konkluzioneve të Këshillit Evropian, Maqedonia nuk do të vazhdojë në fazën e dytë të negociatave për anëtarësim pa amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share