Vizita e Kurtit: Nuk ndalen reagimet nga Beogradi!

ÇOVIQ: VIZITË E JASHTËLIGJSHME, RMV TË SANKSIONOJË ORGANIZATORËT!

Valës së reagimeve nga Beogradi lidhur me vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup dhe Tetovë i shtohet edhe ish-Kryetari i Qendrës Koordinative për Kosovën, Nebojsha Çoviq, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë një interviste për televizionin publik serb RTS, ish-Kryetari i Qendrës Koordinative për Kosovën, Nebojsha Çoviq, u ka bërë thirrje organeve kompetente të Maqedonisë së Veriut të sanksionojnë organizatorët e vizitës së Kurtit në Tetovë. Duke e quajtur të jashtëligjshme këtë vizitë, sic percjell KlanM, ai tha se ka përvojë me vizitat e këtilla jozyrtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Vizitat e tyre jozyrtare gjithmonë kishin një trend të provokimeve të mëdha në kuptimin e asaj që vazhdimisht tentojnë ta bëjnë, e kjo është “Shqipëria e Madhe”. Megjithatë, këtu shtrohet edhe një problem tjetër – kush qëndron pas “Shqipërisë së Madhe? Disa vende të QUINT-it tolerojnë sjelljen e Kurtit dhe provokimet e tij” – tha Nebojsha Çoviq, qendra koordinative për Kosovë.

Paraprakisht, sic njofton KlanM, vizitën e Kurtit në Shkup e Tetovë e kishte komentuar edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se Albin Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë. Vizitën e Kurtit në Maqedoni të Veriut, Vuçiqi e cilësoi si skandal mbi skandalet. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share