Kërkojnë që kryeministri të shpallet non grata
Organizata Diaspora e bashkuar maqedonase kërkon që Kryeministri Albin Kurti të shpallet persona non grata në Maqedoni.
“DBM kërkon nga Qeveria e Maqedonisë që t’i shkruajë një letër proteste Kosovës, ta shpallë Albin Kurtin person non grata, të flasë hapur dhe seriozisht me bllokun shqiptar për këtë akt totalisht joshtetëror, duke i kthyer të gjitha pikat e referimit, emrat e rrugëve, korrigjimin e të gjithë flamujve shqiptarë. në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe duke vepruar në pajtim me ligjet”, thuhet në reagimin e DBM-së.
Sipas DBM-së, Kurti dhe opozita shqiptare shpallën të premten fitoren e popullit shqiptar në të gjitha trojet e ish-RSFJ-së.
“Fitoren e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mes të Shkupit ia ka ndryshuar emrin rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase’ në ‘Adem Demaçi’. Me këtë lëvizje dhe pushtimin e brigadës që çliroi dhe veproi pothuajse në të gjitha frontet në rajonin qendror dhe lindor të Maqedonisë si dhe në Frontin e Sremskit, Serbi, Kroaci dhe Slloveni, ballistët shqiptarë krijuan një fitore kulturore në qendër të Maqedonisë, në Shkup. Diaspora e Bashkuar Maqedonase e dënon këtë akt si kërcënim për kulturën, kombin dhe një grusht shteti ku një kryeministër i huaj shpall fitoren në mungesë të një lideri politik maqedonas (mikpritës)”, thuhet më tej në reagim.
Vizita e Kurtit shkaktoi shumë reagime dhe në rrjetet sociale kryesisht nga përkrahësit e partisë Levica dhe VMRO DPMNE. Pikërisht VMRO DPMNE ishte partia që ftonte Kryeministra të shteteve tjera për ti ndihmuar në zgjedhje. Mysafir të Gruevskit atë kohë ishin edhe Vitor Orban por edhe Sebastian Kurc./KlanMacedonia
https://youtu.be/2ObUoxPoAGI