Lidhja Europiane për Ndryshim: Qytetarët vuajnë nga bizneset e lojërave të fatit të BDI-së

Opozita shqiptare ka reaguar edhe sot kundër lojërave të fatit dhe Lotarisë Shtetërore, që sipas tyre, do të zgjerohet me zyra të reja në Vizbeg të Shkupit, përcjell KlanM. Lotarin nga opozita e quajnë si simbol të turpit të kryesisë së BDI-së.

“Nga një parti që ishte simbol i luftës për të drejtat e shqiptarëve, u shndërrua në një parti të përfshirë në pazaret e lojërave të fatit.  Fatkeqësisht, sot BDI më shumë i ngjan një oktapodi të biznesit që ka zhvilluar në perfeksion të gjitha mekanizmat për thithjen e parasë publike.  Të gjitha angazhimet deklarative për anëtarësim të plotë në BE, respektimi i miqësive tona strategjike ndërkombëtare janë vetëm se fasadë për interesat e tyre personale dhe partiake të biznesit”, thonë nga LEN.

Në reagim gjithashtu thuhet se opozita shqiptare ka pritur dorëheqjen e Artan grubit dhe, siç thonë, ish asistentit të Grubit, Përparim Bajrami. Por, siç thonë nga opozita shqiptare, LEN do të shpalosë përfshirjen e kryesisë së BDI-së në biznesin e lojërave të fatit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qeveria ka para për qira për Lotarinë Shtetërore në vlerë prej 2.6 milionë euro për djalin e Pucko Petrol, biznes partnerin e dhëndrit të Ali Ahmetit, por nuk ka para për qendër për të sëmurët me fibrozë cistike, në fakt për këtë ata kërkojnë donacion!  Ata kanë para që përmes Lotarisë Shtetërore të blejnë karrige të reja në të cilat ata që hyjnë në kazino do të humbasin të gjitha fitimet dhe paratë e marra nga kreditë e shpejta, ndërsa për të burgosurit ka vetëm një dyshek të ftohtë në dysheme! Qeveria ka para për terminale të reja moderne VLT, por nuk ka para për pajisje sensorike për diabetikët! Ata kanë para për furnizimin e ekraneve reklamuese LED që kanë vlerë milionëshe të cilat i shohim gjithandej të ndezura në të gjithë qytetin, ndërkaq assesi nuk po përfundon furnizimi me ilaçin trikafta. Për EUROVIA-n ka para për qira në vlerë prej 250 mijë euro, ndërsa për studentët mezi 2.5 euro për shujtën ditore! Një gjë është e qartë si dita, kur Artan Grubi ka interes, ka para, kur qytetarët kanë nevojë, nuk ka para”, thuhet më tej në reagimin e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, koalicion mes partive opozitare shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share