Kovaçevski: T`i mbajmë të rinjtë, t`i kthejmë ata që janë larguar!
Kryeministri dhe një pjesë e ministrave kanë dërguar urime për Vitin e Ri.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përes një video-mesazhi ka theksuar se vitin që po e lëmë pas nuk ka qenë I lehtë, por sic thotë, brenda mundësive kanë bërë shumë. Gjatë urimit ai ka përmendur pagat dhe pensionet erritura, masat për kategoritë e cënueshme, investimet e huaja, uljen e papunësisë dhe punësimet në rritje.
“Të vazhdojmë edhe më tej ta përmirësojmë jetën e qytetarëve. Ta bëjmë atë që është më kryesore – t`i mbajmë të rinjtë në shtëpi. T`i kthejmë ata që janë larguar, për shkak se rruga evropiane ka nisur dhe nuk ndalet. Duhet të shikojmë dhe të lëvizim përpara. Pikërisht rruga evropiane do të sjell të nesërme më të mirë”
Urime kanë dërguar edhe Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.
Para fundit të këtij viti si pjesë të pakos së nëntë anti-krizë, shteti ndau mjete për kategoritë e cënueshme, nxënsit, studentët, dhe pensionistët. Ata do të marrin ndihmë në të holla nga 5 deri 7 muaj.
Kryeministri kishte mohuar se pakoja anti-krizë e qeverisë bëhet për qëllime zgjedhore edhe pse ndihma do të merret gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 8 majit 2024./KlanMacedonia