Viti i ri shkollor sërish do të nis pa një pjesë të librave!

ALTERNATIVA: MASH E PAAFTË!

Edhe një javë nis viti i ri shkollor, kurse cështje kryesore mbetet nëse do të ketë libra për të gjitha klasat.

Ministria e Arsimit pranon se klasat e treta dhe të gjashta nuk do t`i kenë librat para 1 shtatorit, duke siguruar se materialet do të mbërrijnë deri në fund të muajit. Deri atëherë do të përdoren skriptet, që vitin e kaluar ishin materiali bazë për mësimin.

“Në dispozicion do të jenë materialet ndihmëse për nxënësit dhe doracakët për mësimdhënësit që do ta pasurojnë mësimin. Do të jenë në formë elektronike në ueb-faqen e byrosë. Padyshim, ekzsiton mundësia që çdo shkollë me vetiniciativë, individualisht të vendos për shtypjen e materialeve”, thonë nga MASH.

Kanë reaguar nga Alternativa. Kjo parti akuzon Ministrinë e Arsimit se viti shkollor po nis pa libra.

Prandaj prej këtu po i përkujtojmë përgjegjësit e politikave arsimore në vendin tonë se mungesa e librave, përkatësisht vonesa e tyre, është në dëm të nxënësve dhe në dëm të dijes, ndërsa kjo krijon zbrazëtira të pashlyeshme te nxënësit, të cilat do të ndikojnë pa dyshim dhe në rezultatet që nxënësit i tregojnë në testimet e ndryshme vendore e sidomos ato ndërkombëtare, ku shteti ynë jorastësisht është ranguar në vendet e fundit nga të gjitha shtetet llogaritura në këto testime”, thonë nga Alternativa.

Edhe viti i kaluar shkollor nisi me probleme të njëjta. Një pjesë e librave mbërritën në fund të vitin shkollor, kurse në disa të tjerë u evidentuan gabime trashanike./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share