Viti i ri shkollor: Pa masa anti-covid dhe me vonesa të librave

RRETH 255 MIJË NXËNËS NË SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME NISIN VITIN E RI SHKOLLOR

Nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pesët vitin e ri shkollor do ta nisin pa librat shkollor dhe do të mësojnë me materiale të shtypura, derisa nuk u mbërrijnë librat me programet e reja mësimore, raporton Klan M.

Për nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë, sipas Konceptit për arsim fillor që vitin e kaluar zbatohej në mënyrë etapore, ka programe të reja mësimore kurse librat ende nuk janë gati.

“Procedurat për miratimin e librave për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë në arsimin fillor, për të cilat janë përgatitur programe të reja mësimore, janë në fazën përfundimtare të miratimit. Në konkursin anonim, një pjesë e dorëshkrimeve janë zgjedhur, por ka të tillë që janë me vërejtje nga Komisionet recenzuese dhe duhet të pësojnë ndryshime dhe plotësime të caktuara” – thonë nga MASH-i

Për klasat tjera që vlejnë programet e vjetra mësimore, sikurse edhe për arsimin e mesëm, librat do të dorëzohen me kohë. Librat për klasën e katërt dhe më lartë përvec në formatin e shtypur do të jenë edhe në atë digjital.

Përvec problemeve të zakonshme me mungesën e dëftesave, librave dhe teksteve shkollore, këtë vit, shkollat fillore dhe të mesme duhet të përballen edhe me sfidat e krizës energjetike.

Më 1 Shtator, të enjten, viti I ri shkollor do të nis për rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share