Viti i ri me “sfida” të vjetra/ Profesori Miftari kundër mbylljes së Tik-Tok-ut!

Viti i ri e gjen Maqedoninë e Veriut me probleme të vjetra. Edhe pse realizuam ndryshimin e vitit kalendarik, raportimet mediatike vazhdojnë të flasin për fëmijë të lënduar nga sfida e “Supermenit” në tik-tok.

Për sfidën në fjalë, foli profesori Naser Miftari, thotë se nga e njëjta janë prekur edhe nxënës të cilët ai u ligjëron.

Shton se në rrjete sociale, veç gjërave negative, gjinden edhe shumë më shumë gjëra pozitive.

“Jam i mendimit dhe besoj thellësisht në këtë se çdo inovacion i arritur, është krijuar dhe arritur për të mirën e njerëzimit dhe jo për të keqen. Sa i përket nxënësve të shkollave të mesme më saktësisht të them të këtij grupi në RMV, mendoj se janë të përfshirë dhe fatkeqësisht do të them se i ka përfshi sfida e fundit” – tha Miftari.

Sipas profesorit, nuk duhet të mendohet fare mbyllja e Tik-Tok-ut, por thotë se prindërit dhe mësimdhënësit e edukatorët duhet të punojnë në ngritjen e vetëdijes tek nxënësit dhe tek fëmijët, që ky rrjet social të përdoret në mënyrën e duhur, në aspektin pozitiv.

“Atje ndoshta ekspertët e kësaj lëmije, kësaj fushe, kanë analizuar dhe kanë ardhur në një vendim të tillë që për to është pozitiv, por personalisht e them se për mua nuk është positive një gjë që zbulohet dhe të ndërpritet. E rëndësishme është që çdo gjë që zbulohet të mësohet mirë dhe të përdoret vetëm për të mirën e atij zbulimi. Fatkeqësia qëndron në atë se ne i përdorim në raste fatkeqe.  Edhe pse ka zëra tek ne që duhet të ndërpritet unë kategorishkisht jam që jo të ndërpritet por, të ngritet vetëdija e secilit person që përdor atë” – tha Naser Miftari, profesor.

Ndryshe, së fundmi, drejtori i spitalit të qytetit në një prononcim për media ka konfirmuar se dy fëmijë të moshës së mitur, një vajzë e moshës 15 vjeçare dhe një djalë të moshës 13 vjeçare janë pranuar me lëndime në spitalin e Qytetit si pasojë e sfidës virale, “Supermen” në Tik-Tok. Rastet e tilla në vitin që veçmë lam pas ka pasur qindra. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share