Qyteti i Shkupit: Bujare Abazi vendosi ta vendosë partinë para interesit të qytetit dhe të shkupjanëve

Bujare Abazi nuk ka qenë zgjidhje partiake dhe është emëruar në pozitën e zëvendëses si person që duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve.  Sinqerisht na vjen keq që Abazi vendosi ta vendosë partinë para interesit të qytetit dhe të Shkupit, por ky është vendimi i saj, përcjell KlanMacedonia.

Departizimi në institucione duhet të jetë postulat mbi të cilin do të ndërtohen institucionet publike profesionale, dhe kushdo që i vendos interesat partiake mbi interesat publike, është e qartë se nuk mund të funksionojë në drejtim të përfaqësimit adekuat të qytetarëve të Shkupit.

Kujtojmë që më herët Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit Bujare Abazi dha dorëheqje nga posti i saj. Ajo në një deklaratë për media tha se nuk do të lejojnë që tiu shkelet dinjiteti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

/KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share