Policia gjermane ka deklaruar se ka mundur të rikthejë një koleksion bizhuterish të çmuara me vlerë 113 milionë Euro, të vjedhura në vitin 2019.
Autoritetet i kthyen 31 objekte muzeut Green Vault, të cilat u siguruan në një operacion gjatë natës në Berlin, shkruan “BBC”. Sendet u gjetën pas bisedimeve me avokatët e 6 burrave të akuzuar për vjedhjen e tyre.
Mes objekteve ndodhen një yll i dekoruar me diamante dhe një zbukurim për kapelen e mbushur me gurë të çmuar. Hajdutët i vodhën thesaret nga një pjesë e koleksionit të krijuar në vitin 1723 nga Mbreti Augustus II. Ato ndodheshin në një kasafortë në momentin e vjedhjes.
Të gjitha sendet do të ekzaminohen nga specialistët për të provuar vërtetësinë e tyre. megjithatë, nuk janë gjetur të gjitha pjesët. Një spaletë që mban një gur të çmuar të quajtur Diamanti i Bardhë i Dresdenit nuk dihet ende ku ndodhet.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi mnëyrën si u gjetën objektet. Gjyqi ndaj hajdutëve,i cili ka nisur në muajin Janar, do të rifillojë të martën./tvklan.al