Vinicus Jr rinovon me Realin, kontratë deri në Qershor të 2027-ës

Braziliani Vinicius Jr ka rinovuar me Real Madridin. Zgjatja e kontratës do ta mbajë sulmuesin e krahut në “Santiago Bernabeu” deri në qershor 2027.

Lojtari 23 vjeçar u bë pjesë e “Los Blancos” në moshën 18-vjeçare në vitin 2018 dhe ka bërë 235 paraqitje, ku ka shënuar 63 gola dhe ka fituar nëntë trofe, duke përfshirë edhe dy tituj të La Liga-s.

23-vjeçari shënoi golin e fitores ndërsa “Galaktikët” mundën Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2022 dhe fituan kompeticonin për herë të 14 në histori.

Në këtë sezon, Vinicius ka shënuar tre gola në 10 paraqitje në të gjitha garat. Por lojtari ka pasur edhe probleme në La Liga, ndërsa është përfshirë në disa incidente rracore.

Braziliani fitoi Çmimin “Sokrates” në ceremoninë e dhënies së “Topit të Artë” në Paris në mbrëmjen e së hënës, duke u shpërblyer për punën e tij sociale dhe humanitare. Ai ka kontribuuar në edukimin e fëmijëve të paprivilegjuar në vendlindjen e tij, Rio de Zhaneiro.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share