BASTISJE TË JASHTËLIGJSHME NË POLICINË FINANCIARE
Ish-Shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila është e pezulluar që nga viti i kaluar, është shkarkuar nga funksioni Prokuror, përcjell KlanM.
Në seancën e sotme, Këshilli i Prokurorëve Publik, njëzëri ka miratuar vendimin, pasi paraprakisht në seancë të mbyllur ka diskutuar propozimin e komisionit për procedurë disiplinore.
Ruskovska është denoncuar kurse më pas u pezullua nga Prokurori Publik Shtetëror, Lubomir Joveski, për bastisje të jashtëligjshme, me urdhër të saj, në hapësirat e Drejtorisë së Policisë Financiare.
Ruskovska është shkarkuar për shkak se në urdhërin për bastisje të Policisë Financiare dhe Drejtorit Arafat Muharemi, kishte pasur vetëm një denoncimanonim nga një qytetar, për të cilin
Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk kishte bërë kontrolle paraprake për të konstatuar nëse është e bazuar.
Përmes një deklarate për portalin MKD.MK, Ruskovska ka theksuar se nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi, por do të inicojë procedurën për pensionim.
Krahas Ruskovskës, Këshilli ka inicuar procedurë për konstatimin e përgjegjësisë edhe për dy Prokurore që kanë kryer bastisjen në Drejtorinë për Polici Financiare./KlanMacedonia